Home / TECH / KËRKIMI TREGON SE MESAZHET E FSHIRA NË WHATSAPP NUK JANË VËRTETË TË FSHIRA

KËRKIMI TREGON SE MESAZHET E FSHIRA NË WHATSAPP NUK JANË VËRTETË TË FSHIRA

Sipas një studimi të ri të botuar nga eksperti iOS Jonathan Zdziarski, bisedat në WhatsApp mbeten në telefonin tuaj edhe pasi ju i keni fshirë ato

Zdziarski zbulio se gjurmët e bisedave mbeten në telefon edhe pasi përdoruesi i arkivon ose i fshin ato, dhe mund të arrihen nga dikush nëse ka qasje fizike në pajisje ose me urdhër gjykate duke aksesuar backups në iCloud. Edhe pse të dhënat janë fshirë nga aplikacioni, nuk është mbishkruar në librarinë SQLite dhe për këtë arsye mbeten në telefon.

“Instalova aplikacionin dhe fillova disa biseda të ndryshme”, shkroi Zdziarski në një blog post. “Pastaj arkivova disa, pastrova disa, dhe fshiva disa të tjerë. Krijova një backup të dytë pasi zgjodha opsionin “Pastro të gjitha bidesat” në WhatsApp. Asnjëri nga këto opsionet e fshirjes dhe arkivimit nuk bënë ndonjë ndryshim në mënyrën se si janë ruajtur të dhënat e fshira. Në të gjitha rastet, të dhënat e fshira mbeten të paprekur në bazën e të dhënave. ”

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar prej tyre është duke fshirë të gjithë aplikacionin,” shtoi Zdziarski.

About Pa Dashje

Check Also

Telefonat inteligjentë “Eksplozivë”: çfarë ndodh?

Samsung është detyruar të bllokojë shitjet dhe zëvendësimet e Galaxy Note 7 pas problemeve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ad Blocker Detected!

Advertisements fund this website. Please disable your adblocking software or whitelist our website.
Thank You!

Hey there!

Forgot password?

Forgot your password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Close
of

Processing files…