Home / TECH / Si të merrni ujë të pijshëm nga ajri

Si të merrni ujë të pijshëm nga ajri

Një teknologji e re mundëson nxjerrjen e ujit nga ajri, madje edhe kur ai ka pak lagështi . Një teknologji e transportueshme dhe e lirë qe lejon nxjerrjen e sasive diskrete të ujit nga ajri. Sistemi, i zhvilluar nga MIT dhe Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, përdor një material të veçantë të njohur si MOF (korniza metalike-organike). Është një substancë e përbërë nga elementë metalikë, si magnez dhe alumin, të kombinuara me molekula organike  që krijojne struktura të ngurtë por poroze të përshtatshme për ruajtjen e gazrave ose lëngjeve. Deri më sot, disa qendra kërkimore kanë prodhuar MOF në gjendje të kapin dioksid karboni, hidrogjen dhe metan, por kurrë ujë. Ekipi ka arritur të ndërtojë një MOF te përbërë nga zirconium dhe nga acid Adipic, të cilat janë në gjendje të mbajë avujt e ujit. Për momentin janë ndërtuar vetëm prototipa, por ata kanë kaluar një sërë testesh dhe hulumtimi është botuar në revistën Science.Me disa rregullime të mëtejshme – thonë studiuesit – pajisja mund të nxjerrë lehtësisht ujë të sigurt dhe të mjaftueshëm nga ajri .

About Pa Dashje

Check Also

KËRKIMI TREGON SE MESAZHET E FSHIRA NË WHATSAPP NUK JANË VËRTETË TË FSHIRA

Sipas një studimi të ri të botuar nga eksperti iOS Jonathan Zdziarski, bisedat në WhatsApp …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ad Blocker Detected!

Advertisements fund this website. Please disable your adblocking software or whitelist our website.
Thank You!

Hey there!

Forgot password?

Forgot your password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Close
of

Processing files…